Ministri Bytyqi: Epopeja e UÇK-së bartë në vete zërin më të fuqishëm të historisë, atë të luftës për liri

Ministri Bytyqi: Epopeja e UÇK-së bartë në vete zërin më të fuqishëm të historisë, atë të luftës për liri

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka thënë se Epopeja e UÇK-së bartë në vete zërin më të fuqishëm të historisë, atë të luftës për liri dhe se se ishte momenti kur bota e kuptoi se ne e donim lirinë më shumë se gjithçka tjetër. “Epopeja e UÇK-së bartë në vete zërin më të fuqishëm të historisë, atë të luftës për liri. Kjo ngjarje, i rritë për çdo vit e më shumë heronjtë dhe dëshmorët. Ua përcjellë gjeneratave të reja emrin e Hamzës e Ademit dhe të familjes Jashari, që i tregoi botës se e donim lirinë më shumë se gjithçka tjetër, se liria është e shenjtë dhe nuk e pranonim më jetën në Atdheun e robëruar. Epopeja lavdisë dhe krenarisë tonë, do të jetojë përgjithmonë bashkë me emrat e heronjve që i dhanë liri Kosovës, i dhanë jetë të ardhmes! Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, ka shkruar Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …