Bekim Çollaku

Ministri Çollaku dhe deputeti Selimi me qëndrime të kundërta për liberalizimin e vizave

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka vazhduar me avazin e Qeverisë se nëse nuk do të ketë ratifikim të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi atëherë nuk do të ketë liberalizim të vizave. Ai ka shtuar më tutje se pasojat e mos ratifikimit të demarkacionit do të jenë edhe më të gjera. Ndërkohë, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Ai ka shkruar se liberalizimi I vizave dhe demarkacioni janë dy çështje të ndara. Nuk ka lidhje demarkacionin me liberalizimin e vizave. As që do të duhej të kishte ndonjëherë. Në vend se këta të marrin përgjegjësinë për këtë dështim të qeverisë , këta mundohen të gjejnë fajin të ata që e mbrojnë Republikën. Nuk ka lidhje demarkacionin me liberalizimin e vizave. As që do të duhej të kishte ndonjëherë. Pa liberalizim Kosovën la Qeveria!, ka shkruar në mes tjerash deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …