leoni

Ministri i Drejtësisë dhe KMDLNJ nënshkruan memorandum për monitorimin e Shërbimit Korrektues

Ministri i Drejtësisë dhe KMDLNJ nënshkruan memorandum për monitorimin e Shërbimit Korrektues

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka nënshkruar sot memorandum të bashkëpunimit me kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, për monitorimin e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës. Tahiri u shpreh i bindur se ky memorandum do të rrisë transparencën e këtij shërbimi, dhe do të avancojë edhe më tutje respektimin e të drejtave të të burgosurve në Republikën e Kosovës. Përvoja e gjatë që KMDLNJ ka në monitorimin e burgjeve, bën që ministri Tahiri të besojë që këshillat dhe rekomandimet e tyre do t’i mundësojnë Ministrisë së Drejtësisë që të trajtojnë të privuarit nga liria konform konventave ndërkombëtare. “Ata njerëz që sot vuajnë dënimin për çfarëdo vepre, që janë në qendrat Korrektuese në Republikën e Kosovës, nesër kur të dalin nga aty, të jenë të gatshëm të jenë pjesë e shoqërisë sonë” ka thënë ministri Tahiri.

Ndërsa, kreu i KMDLNJ-së tha se Shërbimi Korrektues, krahasuar me shërbimet e ngjashme në rajon,  është më i miri. “Shërbimi Korrektues i Kosovës ka qenë institucioni më transparent dhe më llogaridhënës duke mos na penguar asnjëherë në asnjë proces të monitorimit. Raportet tona kanë qenë rekomanduese, në mënyrë që përmes përmirësimit të kushteve të të burgosurve, që është objektiv i yni, ta ndihmojmë punën e Shërbimit Korrektues” ka thënë Shala. Ai ka kërkuar që t’i kushtohet vëmendje edhe të punësuarve në këto qendra dhe stafit tjetër administrativ, ndërkohë që është shprehur i bindur që rritja e buxhetit, që parashihet të bëhet pas 4 viteve që ishte i pandryshuar, do të rris cilësinë e trajtimit të të burgosurve.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …