Ministri Ejup Maqedonci, ka pritur në takim pjesëtarët e FSK-së, që ishin pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar, Interflex

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  ka pritur në takim pjesëtarët e FSK-së të cilët ishin pjesë e kontigjentit pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”. A i ka thënë se në këtë operacion ushtarakët e FSK-së për gjashtë muaj përkrah Ushtrisë Britanike dhe dymbëdhjetë shteteve të tjera pjesëmarrëse ofruan trajnime për Forcat e Armatosura Ukrainase në nivelin taktik e luftarak. Për performacën e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në kuadër të operacionit Interflex dekorova me medalje për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare” pjesëtarët e FSK-së pjesëmarrës në këtë operacion”. Mirënjohje për ushtarakët që me profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë shërbimit në këtë operacion përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës! Në këto periudhë mbështetja ofruar Ukrainës është qenësore që përballë agresorit e drejta të triumfoj”, ka shkruar ministri Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …