Ministri Enver Hoxhaj është takuar me kryeministrat e St. Vincent dhe Grenadines

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se gjatë qëndrimit në Guyana, ministri, Enver Hoxhaj ka takuar ndaras dy kryeministra të vendeve të Karaibeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ai gjatë takimit me kryeministrin e St. Vincent dhe Grenadines, Ralph Gonzalves ka shtruar nevojën e njohjes dhe të përafrimit të marrëdhënieve mes dy vendeve duke e informuar në detaje për zhvillimet në Kosovë. Lobimi për njohje, ka qenë fokus edhe i takimit tjetër të ministrit Hoxhaj me kryeministrin e Saint Lucia, Allen Chastanet, në margjina të Samitit të Caricomit që po mbahet në Guyana të Amerikës Latine. Kam zhvilluar dy takime shumë domethënëse për Kosovën dhe shtetësinë e saj. Jam optimist se gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur për njohje dhe Kosova çdo ditë po përfiton miq në të katër anët e botës. Është me rëndësi që të hapim sa më shumë dyer jashtë edhe kur ndonjëherë përballemi me pengesa e sfida dhe dyer që nuk hapen lehtë është cituar të ketë deklaruar ministri I Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …