Ministri Enver Hoxhaj po pritet në takime nga zyrtar të lartë të SHBA-ve

Ministri Enver Hoxhaj po pritet në takime nga zyrtar të lartë të SHBA-ve

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj u prit në takim nga kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit amerikan, Ed Royce dhe zëvendësin e tij, kongresistin Eliot Engel. Ministri Hoxhaj i njoftoj ata për progresin e viteve të fundit, por njëkohësisht edhe sfidat që ka përpara për të kompletuar shtetësinë të cilat Kosova mund t’i tejkalojë vetëm me ndihmën e miqve sikurse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri, Enver Hoxhaj ka takuar edhe Kryetarin e Komisionit për Inteligjencë të Senatit, Richard Burr, me të cilin ka diskutuar për sfidat globale të sigurisë dhe nevojën e vazhdueshme për të pasur vëmendjen e shtuar të SHBA-së në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …