miglieta

Ministri i FSK-së, Haki Demolli u takua me Komandantin e KFOR-it, gjeneral Gulielmo Milieta

Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli u takua, në bazën e  KFOR-it, me Komandantin e  Kontingjentit ushtarak të KFOR-it, në Kosovë, gjeneral major Gulielmo Luigji Milieta. Gjatë takimit të Ministrit Demolli me gjeneralit Miglieta u bisedua për situatën e sigurisë në vend, procesin e transformimit të Forcës së sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë dhe të Forcës së Sigurisë me Komandën dhe KFOR-in në përgjithësi. Me këtë rast, Ministri Demolli e njoftoj Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Miglieta mbi zhvillimin, profesionalizmin si dhe shkallën e përgatitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës për tu transformuar në Forca të Armatosura, në momentin që do të merret vendim, nga institucionet më të larta të shtetit të Kosovës. Ministri Demolli konfirmoj edhe një herë se procesi i transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur plotësisht do të jetë transparent duke u shprehur i gatshëm për transparencë të plotë përgjatë gjithë procesit të  transformimit. Komandanti i KFOR-it, gjeneral Guilielmo Miglieta konfirmoj gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e gjithashtu edhe gatishmërinë për garantimin e paqes dhe sigurisë, në të mirë të funksionimit të jetës së qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës.(R. Z.)

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …