Airport Adem Jashari
mbpzhr 2018
MIT
kek
Fillimi / Institucionet / Ministri Gashi shpërndau libra për 37 Komuna të Kosovës dhe për bibliotekat komunale shqiptare jashtë Kosovës

Ministri Gashi shpërndau libra për 37 Komuna të Kosovës dhe për bibliotekat komunale shqiptare jashtë Kosovës

Në një ceremoni të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë shpërndarjen e librave të botuar dhe të blerë nga Ministria, donacion për 37 Komuna të Kosovës dhe për bibliotekat komunale shqiptare jashtë kufijve të Kosovës.

Me këtë rast ministri Gashi fillimisht tha se përmes formave të ndryshme të subvencionit në vazhdimësi është punuar që tu dilet në përkrahje bibliotekave komunale dhe institucioneve tjera komunale të kulturës.

“Donacioni që ne po e dorëzojmë sot është jo i vogël dhe vlerësojmë se është tejet cilësor, meqë librat që ne sot po i japim janë librat më të mirë që janë botuar gjatë vitit 2018, dhe këtë vlerësim e ka bërë një trup profesionale siç është Këshilli i Librit, si organ që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës”, tha ministri Gashi. Ai gjithashtu tha se shpërndarja e librave tek bibliotekat komunale është një politikë e rëndësishme.

“Përmes kësaj politike ne po bëjmë subvencionim të dyfishtë për librin ngase këta libra fillimisht përkrahen për botim dhe blihen nga shtëpitë botuese në Kosovës, me ç’rast përkrahen shtëpitë botuese dhe autorët, ndërsa të njëjtat shpërndahen tek bibliotekat komunale ku u ofrohen më shumë lexuesve në tërë territorin e Kosovës”, u shpreh ai. Po ashtu, ministri Gashi konfirmoi se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mandatin e tij qeverisës e ka pasur prioritet rritjen e mbështetjes për librin, botuesit dhe bibliotekat duke theksuar rritjen e buxhetit .

Ai tha: “Sot dua të përmend se përveç buxhetit që ne ndajmë për botimin e librit, botimin e revistave letrare dhe blerjen e librave të botuar nga shtëpitë botuese vendore, ne ndajmë buxhet për librin dhe bibliotekat edhe në thirrjet publike vjetore të Ministrisë që bëhen për subvencionimin e skenës kulturore”.

“Dua të ju sigurojë se ne do të vazhdojmë përkrahjen tonë për librin, bibliotekat dhe bibliotekarinë dhe do të mbesim përkrahësit më të mëdhenj të librit në vend”, përfundoi Gashi.

Ndërkaq kryetarja e Këshillit të Librit, Sabile Keçmezi- Basha tha se ministri Gashi po bën një punë të mirë me grumbullimin e përfaqësueseve të bibliotekave të Kosovës për të shpërndarë librat.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes Këshillit të Librit ka botuar libra të autorëve shqiptarë e të komuniteteve të të gjitha trevave, orientimeve politike, fetare, gjinore, letrare e estetike duke  u treguar e hapur nda prirjeve e preferencave të ndryshme stilistike etj. si dhe letërsi botërore të vendeve e gjuhëve të ndryshme të të gjitha periudhave letrare, nga antikitekti e deri më sot”, theksoi Basha. Ajo gjithashtu përmendi se në vitin 2018 Ministria ka financuar 11 revista me karakter kombëtar dhe regjional, botimin  53 librave të autorëve të ndryshëm, ka bërë blerjen e 56 librave të autorëve kombëtarë e të huaj ku totali i investimeve ka qenë 158 mijë e 522 euro. Ndër të tjera, ajo tha se MKRS-ja  ka sjellë një kulturë në botimin e librit shqip dhe një qytetari në shpërndarjen e librit. Duke folur për sfidat dhe peripecitë e vendit në kohën kur ndalohej depërtimi i librit nëpër kufijtë ku jetonin shqiptarët, kryetarja Basha tha se ministri Gashi ka arritur rezultate të lakmueshme në misionin e vet të shenjtë, që ta kompensojë kohën e humbur.

Në anën tjetër, në emër të të gjitha bibliotekave të Kosovës foli sekretari i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës foli Izet Avdyli i cili u shpreh se dhurimi i librave sot, në kohën e zhvillimin e hovshëm të internetit është më shumë se një vetëdijesim për librin.

“Kjo dhuratë që sot po bën Ministria ka një vlerë dhe simbolikë të veçantë për faktin se shpërndarja e këtyre librave po përfshinë tërë hapësirën shqiptare. Biblioteka Kombëtare në bashkëpunim me Ministrinë do të angazhohet që të ofrojë asistencë teknike që librat që po dhurohen sot të shkojnë sa më shpejtë në duart e lexuesve”, tha Avdyli.

Në fund, Avdyli tha: “Uroj që kjo ngjarje të vetëdijesojë edhe institucionet tjera edukativo-arsimore të kthejnë vëmendjen te libri dhe të ndjekin shembullin e mirë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

Kontrolloni gjithashtu

Është asfaltuar një tjetër rrugë që lidh fshatrat Busi e Marec

Në një postim të tij, nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli ka shkruar: Është ...