Ministri Gashi vizitoi Nexhmije Pagarushën, i dorëzoi vendimin për statusin qytetares me merita të veçanta

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar këngëtaren Nexhmije Pagarusha. Pas propozimit të ministrit Gashi, Qeveria e Kosovës muajin e kaluar mori vendim që këngëtares Nexhmije Pagarusha t’i njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe. Këtë vendim ministri Gashi ia dorëzoi këngëtares Nexhmije Pagarusha gjatë vizitës që i bëri në banesën e saj. Me këtë rast, ministri Gashi shprehu falënderim të veçantë duke thënë se “bilbili i këngës shqipe Nexhmije Pagarusha ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena  të njohura ndërkombëtare. Po ashtu ai njoftoi se nga muaji i kaluar Nexhmije Pagarushes kanë filluar t’i transferohen mjetet në baza mujore. Ministri u zotua që do të vazhdoj të ndihmojë krijimtarinë e saj artistike duke ia bërë monografinë dhe njëkohësisht edhe kompleksin në Pagarushë, pikërisht afër shtëpisë së saj. Ndërkaq, këngëtarja Nexhmije Pagarusha falënderoi ministrin për kujdesin e tij në vazhdimësi ndaj saj dhe për iniciativën e marrë për mbështetje financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …