Ministri Haki Demolli mori pjesë në Samitin e kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme

Ministri Haki Demolli mori pjesë në Samitin e kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, zotëri Haki Demolli mori pjesë në punimet e Samitit të kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme, i organizuar nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, me temë: ,,E ardhmja e Ballkanit në Evropë dhe integrimet euroatlantike’’. Gjatë zhvillimit të punimeve të Samitit, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Haki Demolli prezantoi temën:,,Thellimi i bashkëpunimit në mes të vendeve të Ballkanit drejt integrimit në organizata ndërkombëtarem, tejkalimi i barrierave politike në rajon’’, ku u fokusua në dy çështje mjaft të rëndësishme siç janë: Bashkëpunimi dypalësh dhe regjional i MFSK-së, si faktor i rëndësishëm për integrime euroatlantike dhe bashkëpunimi ndërmjet MFSK-së dhe mekanizmave të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …