Ministri Haki Demolli prit në vizitë ambasadorin e Italisë, Piero Sardi

Ministri Haki Demolli prit në vizitë ambasadorin e Italisë, Piero Sardi

Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, zotëri Piero Cristoforo Sardi, i shoqëruar nga atasheu i Mbrojtjes i akredituar për Kosovë, kolonel Franco Galletti. Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe ambasadorit Sardi, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Italisë, për fushat e bashkëpunimit, për identifikimin dhe konkretizimin e aktiviteteve si dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ambasadori,  Sardi u shpreh se Italia vazhdon ta shohë  Kosovën si faktor stabiliteti në rajon dhe është e interesuar që ta mbështes në rrugën e saj të zhvillimit. Kjo është vizita e parë e ambasadorit,  Sardi, në detyrën e re, në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …