Ministri, Hoxhaj bisedoi në Strasburg, me sekretarin e Përgjithshëm të KE-së, Thorbjon Jagland

Ministri, Hoxhaj bisedoi në Strasburg, me sekretarin e Përgjithshëm të KE-së, Thorbjon Jagland

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka takuar në Strasburg, sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjon Jagland me të cilin ka diskutuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Këshillit të Evropës. Në këtë takim, Hoxhaj e ka njoftuar Sekretarin Jagland për zhvillimet politike në Kosovë, nevojën e raporteve më përmbajtjesore ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës dhe çështje të tjera. Biseduam për një bashkëpunim më të madh dhe përmbajtjesor në mes të kësaj organizate dhe Kosovës. KiE është njëra prej organizatave më të mëdha në Evropë dhe ka një sërë programesh, iniciativash dhe aktivitetesh prej të cilave mund të përfitoj Kosova. Temë kryesore ishte si të ketë ketë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet qeverisë, kuvendit, shoqërisë civile dhe KE-së” ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Albin Kurti: Është koha që kryetarët e katër komunave në veri të vazhdojnë detyrat në objektet komunale

Kryeministri Albin Kurti,  ka reaguar në lidhje me procesin e votimit në katër komunat në …