Brickos

Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi priti në takim ambasadorin britanez në Kosovë, Ruairi O’Connell

Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi priti në takim ambasadorin britanez në Kosovë, Ruairi O’Connell

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Në këtë takim ata diskutuan lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Me këtë rast, ministri Gashi vuri në dukje se Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj, janë duke angazhuar që të zbatohet ligji në tërë territorin e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në vend. Gjithashtu, në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, sidomos sa i përket angazhimit të dy policive të dy vendeve, kur dihet se është e nevojshme mbështetja e përvojës së policisë britanike për Policinë e Kosovës. Ndërsa ambasadori i britanez O’Connell, theksoi se është e rëndësishme intensifikimi i bashkëpunimit mes Britanisë së Madhe dhe institucioneve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …