Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi priti në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapetanovic

Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi priti në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapetanovic

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapetanovic. Me këtë rast, ambasadorja kroate i uroi ministrit Gashi pranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme. Ministri Gashi e njoftoi ambasadoren Kapetanovic për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kroacisë. Ministri Gashi vuri në dukje se Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë përtej marrëdhënieve bilaterale që kanë në bashkëpunimin e shkëlqyer, mes dy shteteve ekzistojnë edhe raporte shumë të mira miqësore. Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët e vendit dhe rajonit. Ndërsa ambasadorja kroate theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …