Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu

Ministri i Brendshëm, Sefaj ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliu, më të cilën diskutuan për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve. Ministri Sefaj vuri në dukje përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, për të cilin është shumë i domosdoshëm edhe bashkëpunimi rajonal, veçanërisht me Republikën e Shqipërisë, ku dihet edhe frekuentimi i shpeshtë i qytetarëve të dy vendeve. Sefaj ka theksuar se bashkëpunimi mes policive të rajonit do të bënte më të sigurtë secilin shtet veç e veç dhe do të ndikonte edhe në ngushtimin e rrethit të grupeve kriminale të cilat veprojnë në rajon.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliu, ka theksuar se policia shqiptare do të jetë në dispozicion të koordinimeve të të gjitha veprimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në mënyrë që në dy vendet të ketë më shumë siguri për qytetarët. Në këtë takim u diskutua edhe sa i përket bashkëpunimit mes dy shteteve sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit duke iu përshtatur edhe koncepteve evropiane të bashkëpunimit mes shteteve që ndajë kufijtë e përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës, Izraeli ka vrarë, 33. 797 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, 76. 465 të plagosur që nga 7 tetori 2023

Të paktën 68 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur gjatë …