Abelard Tahiri: Qytetarët të dalin të votojnë për të ardhmen e sigurt të Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri bën të ditur se nga tash e tutje Kodi e ri Penal i Kosovës është në fuqi

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë thirrje tek qytetarët që të respektohet Kodi i ri Penal. Përmes një njoftimi për media, ai ka thënë se do të ketë masa të reja për ata qytetarë të cilët nuk e respektojnë ligjin. “Rendi demokratik dhe funksionimi i mirëfilltë i tij përcaktohet nga cilësia e ligjeve dhe zbatimi efikas i tyre. Kjo është doktrina për të cilën kemi punuar në Kodin e ri Penal, i cili nga dita e djeshme është në fuqi”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë. “Me këtë rast, si Ministër i Drejtësisë që pjesën vitale të punës time e kam orientuar në politikat e reja penale që po materializohen, ju ftoj që të informoheni, të tregoni respekt për rendin dhe ligjin dhe t’i përmbaheni normave sociale e ligjore për të cilat jemi përcaktuar si shoqëri demokratike, progresive dhe e vendosur për të ndërtuar një shtet të mirëfilltë të së drejtës. Tani e tutje fillon një epokë e re në drejtësinë që zbatohet në Republikën tonë, në të cilën qytetarët do të jenë më të mbrojtur nga ligji ndërsa kryerësit e veprave penale do të kenë përgjigje meritore për dëmin që i shkaktojnë rendit tonë shoqëror në të gjitha dimensionet e tij.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …