Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, takon përfaqësuesit e Odave ekonomike në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot është takuar me përfaqësues të Odave ekonomike në Kosovë. Gjatë këtij takimi, ministri Selimi dhe përfaqësuesit e Odave, diskutuan për rimëkëmbjen ekonomike gjatë dhe pas pandemisë Covid-19, si dhe për themelimin e Gjykatës Komerciale, me ç ‘rast u theksua rëndësia që kjo gjykatë do të sjellë për çdo biznes dhe investitor në Kosovë. Ministri vuri në dukje se Ministria e Drejtësisë së bashku me partnerët strategjik, ShBA-në, ka ndërmarr iniciativë për të finalizuar ligjin për Gjykatën Komerciale që sipas tij do të trajtojë çështjet e kontesteve komerciale.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti përkrah protestën e OVL-UÇK-së në Shkup

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dalë hapur në mbështetje të protestës …