Bedri Hamza: Premtimet e Qeverisë Kurti në aspektin ekonomik janë më shumë se ambicioze dhe vështirë të realizueshme

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka bënë thirrje që të votohet buxheti në të kundërtën do të bllokohet shteti

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka bërë thirrje që të votohet buxheti. Ministri është i bindur se kjo gjë do të ndodhë pasi që sipas tij, në të kundërtën do të bllokohet shteti. “Unë besoj që do votohet. Është më se e nevojshme që të votohet. Nuk ka fuqi për të bërë pagesa, vendi duhet ta ketë buxhetin. Shteti duhet të funksionojë. Du me i falënderua deputetët e gjitha partive që kanë pjesë e komisionit për buxhet e financa” ka thënë Hamza. Ministri është përgjigjur në pyetjen nëse ai ka qenë meritori për ndaljen e grevës në arsim. “Nuk dëshiroj me i personalizu gjërat. Mendoj që kanë përfituar të gjithë, mbi të gjitha nxënësit” ka thënë Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …