Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale më 4 dhjetor në Hagë

Kadri Veseli thotë se me Ligjin për Pagat do t’i japin fund anarkisë që ka mbizotëruar qe 20 vite në sektorin publik

Kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë se me Ligjin për Pagat do t’i japin fund anarkisë që ka mbizotëruar qe 20 vite në sektorin publik. Veseli ka thënë se Ligji parasheh vetëm rritje, dhe se askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese. Bashkë me Ligjin e Buxhetit, do të miratohet edhe Ligji i Pagave për sektorin publik. Ai ka thënë se me këtë Ligj, pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik. Derisa ka shtuar se Ligji parasheh vetëm rritje, dhe se askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese. Me këtë ligj, po i japim fund arbitraritetit dhe anarkisë që kanë mbizotëruar në këtë fushë për pothuajse 20 vjet. Veseli nuk ka folur asnjë fjalë për qindra mijëra të papunë, për gjendjen e rëndë të kategorive sociale, por ka treguar se pagat do t iu rriten atyre që janë të zënë me punë dhe që marrin paratë nga buxheti i Kosovës, i cili nuk mund të investojë në hapjen e vendeve të reja të punës, përderisa shpenzohet për rritjen e pagave të zyrtarëve, qeveritarëve dhe pushtetmbajtësve.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …