Brickos

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler

Kosova dhe Austria do të kenë një plan veprimi dy-palësh me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të marrëdhënieve dy-palëshe. Kjo u bë e ditur nga takimi i zhvilluar në mes Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli dhe ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler. Në kuadër të këtij takimi të kurtuazisë, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy vendeve me zotime të dy-anshme për ngritjen e mëtejme të nivelit të bashkëpunimit dhe me shtrirje gjithëpërfshirëse. Meqenëse ishte takimi i parë, prej kur Pacolli është përgëzuar nga Ambasadori Pfandler për pranimin e detyrës, ai i ka dorëzuar letrën e urimit Ministrit të Jashtëm Pacolli edhe nga homologu i tij, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, njofton MPJ përmes një njoftimi për media.

“Austria do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme që po kalon vendi, duke përfshirë liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare si dhe avansimin e agjendës evropiane”, thuhet në letrën e Ministrit austriak.

Kontrolloni gjithashtu

Hillary Clinton: Kosova ka shënuar përparim me rëndësi drejt arritjes së barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, përmes një videoje  iu drejtua Forumit për Gratë, Paqen …