Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, priti ambasadoren e sapoemëruar të Kosovës në këtë shtet, Ariana Zherka Hoxha

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, priti ambasadoren e sapoemëruar të Kosovës në këtë shtet, Ariana Zherka Hoxha

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, ka pritur  ambasadoren e sapoemëruar të Kosovës në këtë shtet, Ariana Zherka Hoxha, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për çështjen e demarkacionit. Ai i ka uruar ambasadores Hoxha një mision të suksesshëm diplomatik në Mal të Zi, duke shprehur besimin se bashkëpunimi i hapur dhe intensiv mes dy vendeve do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të saj. Sipas njoftimit nga MPJ e Malit të Zi, ministri Raduloviq vlerësoi se marrëdhëniet përmbajtësore ndërmjet dy vendeve vërtetohen me faktin se në vitin 1999 Mali i Zi hapi dyert për 200 mijë refugjatë nga Kosova, gjë që tregoi përkushtimin e vendit tonë për ruajtjen e harmonisë multietnike. “Si vendi më i vogël në rajon, Mali i Zi është shumë i përkushtuar ndaj bashkëpunimit të mirë rajonal, stabilitetit dhe paprekshmërisë së kufijve të përcaktuar reciprokisht”, citohet të ketë thënë Raduloviq.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala

Behxhet Shala: Zgjedhjet e parakohshme opozitës nuk i duhen për asgjë, Vetëvendosjes i duhen si biletë kthimi nga skëterra e dështimit

Veprimtari dhe analisti Behxhet Shala ka shkruar se kohëve të fundit Albin Kurti po e …