Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se KFOR ishte në dijeni për marshimin e rregullt në Mitrovicë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njofton se në FSK do të pranohen rreth 850 rekrutë të rinj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se shumë shpejt do të hapet konkursi më i madh i rekrutimit në ushtrinë e Kosovës. Ai potencoi se do të pranohen rreth 850 rekrutë të rinj. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Mehaj tha se procesi do të jetë tejet transparent dhe profesional. “Për proceset e kaluara edhe unë kam dëgjuar se ka pasur ankesa, ka pasur dyshime për proceset e rekrutimeve. Unë u them të gjithë të rinjve e të rejave të Republikës së Kosovës, se nën udhëheqjen time do të ketë proces të drejtë, të barabartë, strikt e profesional në çdo rekrutim. Shumë shpejt do të hapet konkursi për rekrutimin më të madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Do të pranojmë rreth 850 rekrutë të rinj, procesi do të monitorohet nga Kallxo.com, e edhe do të incizohet të gjitha me kamera. Bordi do të jetë profesional e i paanshëm, për të përzgjedhur më të mirët. Por kam edhe një kërkesë, nëse vëreni anime, jo profesionalizëm, nëse vëreni se dikush favorizon dikë, dërgoni te unë ato informata, e unë iu garantoj se ata nuk kanë vend brenda Ministrisë së Mbrojtjes, për këtë zotohem para juve e para qytetarëve të Kosovës”, tha ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …