Artane Rizvanolli: Disa investitorë nuk kanë shprehur interesim për investim, disa të tjerë kanë vënë kushte të pafavorshme

Rizvanolli: Disa investitorë nuk kanë shprehur interesim për investim, disa të tjerë kanë vënë kushte të pafavorshme

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë informacione për tërheqjen e vendit nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ajo ka thënë se disa investitorë nuk kanë shprehur interesim për investim, derisa disa të tjerë kanë vënë kushte të pafavorshme për vendin. Po ashtu, ajo ka thënë se e kanë pasur të paqartë se çfarë efekti do të kishte kjo në çmimet për konsumatorët. Sipas saj, në disa parallogaritje që kanë bërë ka dalur se 40 euro është çmimi vetëm për një megavat, që i bie 30 për qind më shtrenjtë se kostoja aktuale. Rizvanolli ka thënë se Fondet e MCC nuk kanë qenë të alokuara për infrastrukturë gazi specifikisht. Kanë qenë të alokuara për një program për Kosovën. Ndërsa, sipas saj kosto në këtë fazë nuk ka qenë e qartë sepse studimi i fizibilitetit ka qenë ende duke ndodhur dhe studimet e fizibilitetit janë ende duke ndodhur. Rizvanolli ka deklaruar se si rezultat kosto e gazjellësit nuk është e qartë pasi parashihet me një kontigjencë 40 për qind, që do të thotë kjo kosto 104 milionë dollarë mund të ngritet deri 145.6 milionë dollarë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …