Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shqetësuar për gjendjen e sigurisë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes,  Ejup Maqedonci,  ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me gjendjen e sigurisë në Ballkan, veçanërisht duke përmendur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë pas stërvitjeve ushtarake serbe në afërsi të kufirit. Ai, gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në temën “Sfidat në fushën e sigurisë në vendet e Evropës Juglindore: pasojat politike dhe të sigurisë si një sfidë për paqe dhe stabilitet në rajon”, theksoi rëndësinë e gjetjes së mekanizmave për integrim evropian përmes diplomacisë ndërparlamentare dhe bashkëpunimit evropian. Ministri diskutoi edhe lidhur me përpjekjet ruse për destabilizim të rajonit, duke përfshirë shpërndarjen e lajmeve të rrejshme. Ministri Maqedonci nënvizoi se është në interes të përgjithshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor të punojnë drejt integritetit evropian dhe të ndalojnë tensionet të cilat mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin. Pas përfundimit të diskutimeve, nuk u arrit kuorum për të miratuar draft-raportin dhe draft-rezolutën, pasi sallën e lëshoi një deputet nga Maqedonia Veriore. Në këtë asamble, morën pjesë deputetë nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …