leoni

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim përfaqësuesit e Anglisë në NATO dhe ambasadorin, në Kosovë, Nicholas Abbott

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti  në takim përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në NATO dhe ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. Takimi me Abbottin është njëherësh edhe takim lamtumirës pasi ai për pak ditë do të largohet nga Kosova, për t’u zëvendësuar nga Xhonatan Hargreves.  Ministri Ejup Maqedonci,  ka thënë me këtë rast  se diplomati, Abbott, me punën e tij të shkëlqyer i shërbeu rritjes së bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”. Ai  ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe veçanërisht për kontributin në heqjen e vizave për personelin civilë dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. “Theksova faktin se shteti britanik ka qenë dhe është aleat i Kosovës në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë, si dhe ruajtjen e vlerave demokratike. Ndërsa ambasadori Abbott do të mbetet mik i përjetshëm i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Guillaume Ancel: Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të ishte ndaluar, por Franca mbështeti agresorin

Rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, politikanët serbë e konsiderojnë damkosje kolektive të popullit të tyre

Një rezolutë  e paraqitur  në OKB për gjenocidin në Srebrenicë, politikanët serbë e konsiderojnë si një damkosje …