Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, paraqiti një varg aktivitetesh trajnuese të Forcës së Sigurisë së vendit tonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg aktivitetesh trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Ai, ka pohuar se edukimi dhe trajnimi, krahas furnizimeve me sisteme armatimi janë elementë kyç në zhvillimin e aftësive luftarake për mbrojtjen e territorit. Ministri Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg aktivitetesh trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në kuadër të Ushtrimit Fushor “Steel Wolf” në Regjimentin e Dytë të Forcave Tokësore janë bërë valide  dy kompani të këtij Regjimenti. Sa i përket  kapaciteteve të këmbësorisë është ndër hapat më të rëndësishëm drejt përmbylljes me sukses të fazës së dytë të tranzicionit”, ka deklaruar Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …