Ministri Berisha: Të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë

Ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta shënuar Ditën e Forcës

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta shënuar Ditën e Forcës, 27 nëntorin, me ç’rast qytetarët do të mund t’i vizitojnë kazermat ku do të prezantohen pajisjet e kësaj force. Ai thotë se kjo festë e gjenë FSK-në më të përgatitur se kurrë më parë. Sipas Berishës, ky ka qenë një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për FSK-në. Ministri Berisha ka paralajmëruar se gjatë muajit dhjetor Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i votojë në shqyrtim të dytë tri projektligjet me të cilët parashihet transformimi i FSK-së në ushtri. “Është një vit jashtëzakonisht i suksesshëm i FSK-së sepse kemi pasur progres dhe zhvillime pozitive. Një prej këtyre zhvillimeve është mirëmbajtja dhe avancimi i kapaciteteve operacionale që ka FSK-ja. Zhvillim tjetër pozitiv është edhe procedimi dhe miratimi në lexim të parë i tri projektligjeve për transformimin e FSK-së. E veçanta e miratimit të këtyre projektligjeve është vota unanime e të gjitha subjekteve politike shqiptare, por edhe e atyre të komuniteteve të tjera, përveç komunitetit serb. Gjithashtu, kemi arritur ta avancojmë bashkëpunimin rajonal, por edhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë. Mendoj se edhe në të ardhmen do të punojmë në këtë drejtim sepse rajoni do ta ketë një forcë aleate e cila do të jetë në shërbim të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …