Ministri i MPMS-së, Skënder Reçica synon avancimin e legjislacionit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

Ministri i MPMS-së, Skënder Reçica synon avancimin e legjislacionit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

Në kuadër të masave për të rritur sigurinë dhe shëndetin në punë për të vendosur standardet ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe Direktivat e BE-së për Siguri dhe Shëndet në Punë, sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar konceptdokumenti për përmirësimin dhe avancimin e legjislacionit për siguri dhe shëndet në punë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka theksuar se ky konceptdokument është bazuar në planin e punës së qeverisë dhe adreson sfidat me të cilat ballafaqohet vendi lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë, është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …