Zemaj: Tash e tutje prezantimi i të dhënave do të bëhet edhe në gjuhën e personave me aftësi të kufizuara

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vlerëson se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik

Vetëm gjatë ditës së diel në Kosovë janë regjistruar 40 raste të reja me koronavirus. Ka shkuar në 1 mijë e 234 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 40 raste të reja me ç’rast ka bërë që të shtohet paniku te qytetarët. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, në konferencën për medie në orët e vona, ka deklaruar se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik. Ai theksoi se qysh nga e hëna qytetarët do të lëvizin lirshëm dhe kërkoi ruajtjen e shëndetit nga të gjithë. Tutje ai ka bërë se organet përgjegjëse do të shtojnë masat e sigurisë dhe do të jenë më të rreptë ndaj qytetarëve që nuk zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së. Ai po ashtu paralajmëroi edhe rihapjen e kufijve ajror.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …