Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, merr pjesë në Kuvendin e Odës së Mjekëve të Gjermanisë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, merr pjesë në Kuvendin e Odës së Mjekëve të Gjermanisë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë në Kuvendin e Odës së Mjekëve të Gjermanisë, ku ka qenë si i ftuar nderi. Me këtë rast, ministri Ismaili është takuar edhe ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, me të cilin ka zhvilluar një bisedë konstruktive. Ministri gjerman e ka ftuar ministrin Ismaili në një takim bilateral në Gjermani, për të folur rreth mënyrave së si Gjermania mund të kontribuoj në në avancimin e reformave në shëndetësinë kosovare.

“Jam shumë i lumtur që edhe Gjermania do të fillojë konkretisht ndihmën për t’i çuar përpara reformat shëndetësore në Kosovë. Me Ministrin Jens Spahn, të cilin e takova në Kuvendin e Odës Gjermane të Mjekëve, u dakorduam që shpejt të kemi një takim tjetër në Berlin – për t’i diskutuar mënyrat konkrete se si ky shtet mik do të mund të kontribuojë për shëndetësinë kosovare. Mirënjohës që Gjermania asnjëherë s’e ka rezervuar gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën”, ka shkruar ministri Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …