Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi thotë së lajmi për lejimin e dasmave nuk është i vërtetë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi thotë së lajmi për lejimin e dasmave nuk është i vërtetë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në një intervistë për Tv Dielli thotë se lajmi për lejimin e dasmave nuk është i vërtetë, dhe së për këtë do të vendoset në ditët e ardhshme. “Pas një takimi në mes të ministrave dhe më zëvendës-kryeministrave jemi dakorduar për inicimin për hapjen aeroportit, punës së auto-shkollave, dasmave. Në këtë mbledhje është shfuqizuar ndalimi i fluturimeve në ANP “Adem Jashari” dhe nga data 28 qershor do të fillojnë fluturimet dhe ky është vendimi i vetëm që është nxjerr. Por ajo që është raportuar në media për lejimin e dasmave kjo nuk qëndron. Jemi duke punuar në atë drejtim por ende nuk ka saktësim të datës së mundshme. Mirëpo më një vendim ndërministror që pritet të ndërmerret së shpejti dhe në përputhje më rekomandimet e IKSHP-së për masat preventive do të vendosët për këtë çështje”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …