Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka: Nga shtatori Fushë Kosova do të furnizohet 24 orë me ujë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka: Nga shtatori Fushë Kosova do të furnizohet 24 orë me ujë të pijes

Shtatori do të jetë muaji kur qytetarët e komunës së Fushë Kosovës do të kenë furnizim 24 orësh me ujë të pijes. Kështu bëri të ditur Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka gjatë vizitës që bëri në këtë komunë. Kreu i MZhE-së, tha se është e çuditshme se si për një kosto simbolike Fushë Kosova ka mbetur pa ujë. Ai tha se është çështje javësh marrja e vendimit për financimin e këtij projekti dhe pas kësaj sipas Llukës mbetet çështja e tenderimit. Ndërsa kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha falënderoj ministrin për angazhimin  duke premtuar se së bashku do të punojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Sipas drejtorit të KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, arsyeja e mos furnizimit të Fushë Kosovës me ujë të pijshëm, ka qenë financimi. Problem ky i cili sipas tij, do të zgjidhet shumë shpejtë. Ai bëri të ditur se i gjithë projekti do të kushtojë 400 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …