Ministri Krasniqi: Do të adresohen ankesat e bizneseve lidhur me masat e reja edhe në Zyrën e Kryeministrit

Ministri Krasniqi: Do të adresohen ankesat e bizneseve lidhur me masat e reja edhe në Zyrën e Kryeministrit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, i shoqëruar nga përfaqësues të bizneseve të gastronomisë. Në takim u diskutua rreth masave të reja, të marra nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në kuadër të së cilave preket edhe gastronomia. Krasniqi e falënderoi kryetarin e OEK-së, Berat Rukiqin, që po i del në ndihmë institucioneve duke përfaqësuar zërin e bizneseve. Ai theksoi se bashkëpunimi i dyanshëm ka rëndësi të madhe në situatën aktuale në të cilën gjendemi. Ministri i njoftoi të pranishmit se ka krijuar një trupë të brendshme në ministri për t’i trajtuar ankesat e bizneseve, që do të ndihmojë në sqarimin e paqartësive të bizneseve lidhur me masat e reja, dhe njëkohësisht këto ankesa do të adresohen edhe në Zyrën e Kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …