Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi: Viti 2018 do të jetë vit i trashëgimisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi: Viti 2018 do të jetë vit i trashëgimisë

Në kuadër të agjendës në vizitën e tij zyrtare në Kosovë, kryetari i Shqipërisë Ilir Meta, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizituan Parkun Arkeologjik të Ulpianës. Ata me këtë rast kanë parë nga afër tre sektorët që ka ky lokalitet arkeologjik i pasur me objekte e elementë të shumtë të periudhës së antikitetit.  Ministri Gashi e informoi kryetarin Meta për përkrahjen që ka dhënë MKRS-ja për investimet në parkun e Ulpianës nëpërmjet Institutit Arkeologjik të Kosovës, duke e konsideruar si një ndër prioritetet kryesore të trashëgimisë arkeologjike të Republikës së Kosovës. Gashi tha se viti 2018 do të jetë vit i trashëgimisë. Ndërkaq, përgjegjësi i parkut, Milot Berisha e njoftoi kryetarin Meta për historikun e parkut, sektorët dhe objektet e tij, si dhe procesin e gërmimeve, konservimit dhe restaurimit. Nga ana e tij, kryetari Meta pohoi se ndjehet i lumtur që po e viziton këtë lokalitet të rëndësisë së veçantë jo vetëm për Kosovën, por për tërë hapësirën mbarë shqiptare dhe parqe të tilla janë pasuri që duhet ruajtur.

Kontrolloni gjithashtu

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Ethem Çeku: James Rubin dhe zbardhja e së vërtetës mbi UÇK-në

Dëshmia e James Rubin mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shënon një moment kyç në konsolidimin …