Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi: Viti 2018 do të jetë vit i trashëgimisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi: Viti 2018 do të jetë vit i trashëgimisë

Në kuadër të agjendës në vizitën e tij zyrtare në Kosovë, kryetari i Shqipërisë Ilir Meta, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizituan Parkun Arkeologjik të Ulpianës. Ata me këtë rast kanë parë nga afër tre sektorët që ka ky lokalitet arkeologjik i pasur me objekte e elementë të shumtë të periudhës së antikitetit.  Ministri Gashi e informoi kryetarin Meta për përkrahjen që ka dhënë MKRS-ja për investimet në parkun e Ulpianës nëpërmjet Institutit Arkeologjik të Kosovës, duke e konsideruar si një ndër prioritetet kryesore të trashëgimisë arkeologjike të Republikës së Kosovës. Gashi tha se viti 2018 do të jetë vit i trashëgimisë. Ndërkaq, përgjegjësi i parkut, Milot Berisha e njoftoi kryetarin Meta për historikun e parkut, sektorët dhe objektet e tij, si dhe procesin e gërmimeve, konservimit dhe restaurimit. Nga ana e tij, kryetari Meta pohoi se ndjehet i lumtur që po e viziton këtë lokalitet të rëndësisë së veçantë jo vetëm për Kosovën, por për tërë hapësirën mbarë shqiptare dhe parqe të tilla janë pasuri që duhet ruajtur.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …