MINISTRI LEKAJ DHE KRYETARI BEGAJ VIZITUAN RRUGËN KIJEVË-MALISHEVË

Ministri Pal LekajI së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, vizituan segmentin rrugorë Kijevë-Malishevë, ku edhe do të nisin punimet për zgjerimin e kësaj rruge. Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha: “Unë zotohem para qytetarëve se ne do ta kryejmë ndërtimin e kësaj rruge në kohën më të shkurtë të mundshme,do ti japim rëndësi të veçantë sepse këtu ka kohë që nuk është investuar,dhe sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të kësaj zone ka pasur mjaft pengesa, por ne jemi këtu, për ta dëshmuar se ne po trajtojmë të gjitha rrugët dhe rrugicat, mos të flasim për ato rrugë nacionale (autostradat), që do të kryhen në kohën e paraparë me cilësi dhe me saktësi”. Ministri Lekaj ndër të tjera tha se nuk do të lejojmë që për pengesa të faktorit njeri të ngecin pa u realizuar këto projekte, të cilat kanë impakt pozitiv te qytetarët por edhe te zhvillimi ekonomik. Ky projekt, i cili do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës, ka gjatësi prej 13 kilometrash dhe është më i frekuentuari në këtë zone, si dhe shfrytëzohet për gjashtë fshatrat që lidhin rrugën deri në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …