Ministri Lekaj financon asfaltimin e rrugës për bizneset e Zonës së Harilaqit

Ministri Lekaj financon asfaltimin e rrugës për bizneset e Zonës së Harilaqit

Prezantimi dhe përkrahja e projektit infrastrukturor prej 1 km, për bizneset e Zonës së Harilaqit të përgatitur nga OAK, ishte arsyeja kryesore e takimit të delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës z.Pal Lekaj. Kryetari i Bordit të OAK-së Skënder Krasniqi njoftoi Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës z.Pal Lekaj me problemet që po përballen bizneset e vendosura në zonën e Harilaqit me infrastrukturë rrugore duke përfshirë, energjinë elektrike, ujësjellësin, kanalizimin dhe shtruarjen e rrugës. Krasniqi tha se në këtë pjesë ndodhen biznese të mëdha me shumë qarkullim të cilat kanë problem të madh infrastrukturën, duke njoftuar ministrin Lekaj për takimin e realizuar me kryetarin e Komunes se Fushë Kosovës për këto probleme i cili në takim ka kërkuar ndihmë nga OAK për përgatitjen e një projekti për këtë rrugë, tani Oda e ka financuar dhe përgatitur projektin së bashku me kompaninë Cosmonte ku dhe e shpalosi në detaje para ministrit.

Ministri Lekaj u shpreh i gatshëm për përkrahjen e projektit për asfaltimin e kësaj rruge dhe vetëm kërkoi që Komuna e Fushë Kosovës  ta aprovoj këtë projekt meqenëse është rrugë lokale.  Gjithashtu u kërkua që rruga Pejë –Zahaq të ketë dalje të rregullt përmes rrethrrotullimeve, ku ministri premtoi se do të ketë dy rrethrrotullime të reja, tek ELKOS-i në Ramun dhe Qyshkë. Së bashku me delegacionin e OAK-së në takim ishin edhe pronarë biznesesh të kësaj zone të cilët shprehen pakënaqësitë e tyre me problemet e shumta që po hasin duke kërkuar një zgjidhje sa më të favorshme për ta.

OAK në këtë takim pati edhe kërkesa të tjera me emergjencë nga ministri Lekaj, siç janë:

– Të lobohet që Kosova të jetë anëtare e International Road Transport (TIR), ku do të punësohen se paku mbi 1000 shoferë dhe mbi 200 milion euro do të ketë përfitim Kosova.

– Shoferët e kamionëve të pajisen me kartela digjitale për TAHOGRAF në Kosovë. Shoferët po detyrohen të marrin ilegalisht këto kartela nga Serbia.

–  Të bëhet sinjalizimi i rrugëve sipas standardeve.

–  Të informohen vozitësit për vendet kur ka pengesa në rrugë apo kolona të gjata, përmes Radios.

–  Të lobohet për largim nga CEFTA si UNMIK dhe Kosova të anëtarësohet si Republikë e Kosovës.

 Në këtë takim OAK u prezantua nga Kryetari i Bordit të OAK-së Skënder Krasniqi, anëtari Hysni Zogaj, zyrtaret Qëndresa Ibrahimi, Doruntina Gashi dhe përfaqësues të bizneseve Vigan Salihu, Sokol Godeni dhe Arlind Ajeti.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …