Behxhet Pacolli thotë se është për të ardhur keq që si shtet kemi arritur në këtë gjendje ku polarizimi është në shkallë shqetësuese

Ministri Pacolli, ka pritur sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto. Në këtë takim Pacolli ka falënderuar homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës në procesin e shtetndërtimit dhe integrimeve euroatlantike për Republikën e Kosovës. Po në këtë takim të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ministri Pacolli ka vlerësuar marrëdhënien bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve. Ai ka konfirmuar vullnetin e Republikës së Kosovë për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve. ​ Edhe ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, ka thënë se marrëdhëniet e miqësisë ndërmjet të dyja shteteve dhe raportet e afërta ndërmjet qytetarëve tanë paraqesin kapital dhe investim të madh në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …