Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa tha se është e mundshme heqja totale e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa tha se është e mundshme heqja totale e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa ka deklaruar për mediet se  është e mundshme heqja totale e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është projekt i mundshëm, sepse edhe grupet e punës kanë punuar platformën e propozimit. Grupet punuese janë mbledhur 7 ditë në Durrës dhe kanë punuar rreth kësaj platforme. Ne do të angazhohemi të mbrojmë kufijtë e jashtëm,  që të kemi stabilitet ekonomik, makrofinanciar dhe të mos kemi evazion fiskal dhe të ruajmë rendin dhe sigurinë e shteteve që përqafojmë.  Këtë nismë e kemi kërkuar në të gjithë rajonin, dhe në të ardhmen e kemi planifikuar që të jetë një lloj liberalizimi i lëvizjes sikur  në të gjithë rajonin”  Këto konsultime kanë nisur që në mbledhjen e fundit mes dy shteteve, dhe si projekt ka dalë nga ajo mbledhje, por ne gjithsesi duhet të përgatitemi për BE dhe integrimin në BE. Në BE kufijtë nuk ekzistojnë. Duhet të përgatisim dhe të trajnojmë dhe ekipet tona që në të ardhmen të jenë të përgatitur për integrimin në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …