Ministri, Pal Lekaj, priti në takim kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma

Ministri, Pal Lekaj, priti në takim kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, sot priti në takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma. Lekaj ka dëgjuar nga kryetari Suma të gjitha kërkesat dhe ankesat që banorët e komunës kanë parashtruar për punimet që po zhvillohen në autostradën “Arbën Xhaferi”. Ministri i Infrastrukturës, Pal lekja  ka premtuar se do të shqyrtohen të gjitha ankesat që kanë shtruar banorët e Hanit të Elezit, Pas këtij procesi, Lekaj dhe Suma do të takohen edhe me përfaqësuesit e punëkryesit “Bechtel & Enka”, për shqyrtim të mundësisë të zgjidhjeve të problemeve që qytetarët i kanë shprehur publikisht përmes kryetarit të komunës, Rufki Suma, të cilin për tri herë me radhë e kanë zgjedhur kryatar të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ardit Gjinali: Kosova e Shqipëria duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK

Politologu nga Shqipëria, Ardit Gjinali, ka vlerësuar se Kosova e Shqipëria duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet …