Ministri Pal Lekaj takoi stafin udhëheqës të Ministrisë së Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me sekretarin e përgjithshëm Nebih Shatri, gjatë ditës ka takuar drejtues të departamenteve të ministrisë. Në këtë takim u bisedua për angazhimet e tyre si dhe për rrjedhën e zhvillimit të projekteve në infrastrukturën rrugore, përkatësisht në ndërtimin e Autostradës “Arbër Xhaferi” dhe rrugëve të tjera të cilat janë në ndërtim e sipër. Ministri Lekaj, diskutoi me drejtorët edhe për gjendjen e rrugëve, shenjëzimin, mirëmbajten, sigurinë në rrugë, etj. Në këtë takim ministri Lekaj i siguroi drejtorët se do të punojmë së bashku për të përfunduar punët më shpejtësinë e duhur, si në infrastrukturë, po ashtu edhe në sektorë të tjerë.  Ministri Lekaj, vlerësoi se të gjithë do të japim maksimumin që të mundësohet realizimi i projekteve sipas planit që janë paraparë, si dhe ofrimin shërbimeve adekuate për qytetarët e vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …