Ministri për i Diasporë, Valon Murati, raportoi në Komisionin për Punë të Jashtme

Ministri i Diasporës, Valon Murati, raportoi në Komisionin për Punë të Jashtme

Diaspora është jo vetëm potencial njerëzor, por edhe kapital kulturor dhe ekonomik për vendin tonë. Bashkatdhetarët tanë nëpër shtetet perëndimore ta ruajnë identitetin e tyre kombëtar, por edhe të integrohen në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Për dy vjet MD ka regjistruar 400 mijë pjesëtarë të diasporës sonë, ndërkaq po punohet për vënien në funksion të regjistrimit on-line. Duhet të krijohen lehtësira për investimet e kapitalit të bashkëkombësve tanë nëpër botë në ekonominë e Kosovës, për të rigjeneruar zhvillim ekonomik, punësim dhe eksport të mallrave e të shërbimeve.  Në takimin e sotëm të Komisionit për Punë të Jashtme, të kryesuar nga Elmi Reçica, kryetar, ishte ftuar ministri i Diasporës, Valon Murati, të raportojë për aktivitetet e ministrisë të cilën e drejton dhe për gjendjen e mërgatës sonatë fuqishme në vende të ndryshme të botës.

Që në fillim të fjalës s tij para anëtarëve të Komisionit, z. Murati ka theksuar se  sipas Ligjit dhe të Strategjisë për diasporën dhe mërgatën, si objektiva janë identifikuar: fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik me diasporën për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës , promovim dhe tërheqje  e lehtësim investimesh për pjesëtarët e saj. Për këtë qëllim , ka thënë Ministri, janë krijuar 23 rrjete që ndërlidhin bizneset e bashkatdhetarëve tanë nëpër botë, si dhe rrjetin qendror që e koordinon punën e rrjeteve në nivel shtetesh.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …