leoni

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq shprehet i gatshëm të përfshihet në hartimin e projekt-statutit të Asociacionit

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është i gatshëm të përfshihet në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ministri Rashiq thotë për KosovaPress, se kurdo që qeveria do të nisë hartimin e një drafti për Asociacionin në bashkëpunim me serbët lokal në Kosovë, do të jap kontributin e tij. Rashiq e konsideron të rëndësishëm themelimin e Asociacionit për komunitetin serbë në Kosovë, derisa thekson se s’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës. Nga ana tjetër, Rashiq i konsideron deklarata boshe konkluzionet e dala nga “kuvendi gjithëserb”, pasi thotë se janë vetëm për përdorim të brendshëm në Serbi. Sipas tij, themelimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe se si i tillë duhet të bëhet. Ai deklaron se institucionet në Kosovë s’duhet të kenë frikë për një bosnjëzim të Kosovës pas themelimit të Asociacionit, pasi Gjykata Kushtetuese mund ta pastrojë atë nga elementet jo kushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, akuzoi Qeverinë e Kurti për mungesë të bashkëpunimit me komunat që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të bashkëpunimit me …