Lulzim Basha

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e krerëve të UÇK-së

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha,  ka deklaruar se  Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e Hashim Thaçit, të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe shumë të tjerëve, sepse pikërisht liderët e Luftës Çlirimtare, e dinin që Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, dhe që asgjë nuk mund ta bëjë pis Luftën Çlirimtare të Kosovës. Në gjykimin tim personal është një padrejtësi që ata mbahen për një kohë kaq të gjatë në Gjykatën Speciale në Hagë, sikundër kam bindjen më të thellë, që edhe kjo sakrificë e dyfishtë, e shumëfishtë, do të përfundojë jo thjeshtë me pafajësinë e tyre, por me kontributin e tyre për të mos lejuar që asnjë baltë t’i hidhet përsipër Kosovës, UÇK-së dhe Luftës Çlirimtare të Kosovës. Ne krenohemi me luftë Çlirimtare të Kosovës, por duhet ta themi që pretendimet, e them në rrafshin profesional, pretendimet e ngritura, për të cilat mbahen aty dhe për të cilat gjykohen, janë krejtësisht të pabaza. Lufta nisi për të mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe ja ku e kemi Kullën e Jasharëve, qëndron aty si monument, si etalon, i dhjetëra, qindra, mijëra shtepive që u dogjën, banorët e të cilave u masakruan. UÇK ka qenë prej fillimit, deri në fund të luftës, në pozita të plota mbrojtëse, tha Basha, i cili nuk ka treguar për misionin e tij në UNMIK, edhe pse ka qenë shumë i përfolur, ashtu sikur edhe Argita Sali Berisha e disa të tjerë. (euronews.al)

Kontrolloni gjithashtu

Lajçak

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, deklaron se Ballkani Perëndimor ka prioritet bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është  shprehur optimist për rëndësinë …