Ministri i Punës Skënder Reçica bisedoi me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Ministri i Punës Skënder Reçica bisedoi me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bisedoi me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Ministri Reçica e ka njoftuar ambasadorin Sardi për gjendjen në ministri dhe veprimit që do të ndërmerr lidhur me planin e tij qeverisës. Gjithashtu, ministri Reçica ka siguruar Sardin se MPMS-ja do të jetë e përkushtuar në zbatimin e obligimeve të marra nga komuniteti ndërkombëtarë e në veçanti zbatimin e agjendës evropiane. Ndërsa, ambasadori i Italisë, Piero Cristoforo Sardi e ka uruar ministrin Reçica për punën e tij dhe e ka siguruar atë se ambasada italiane dhe shteti italian do të bashkëpunojnë ngushtë me Kosovën, me qëllim të përmirësimit të kushteve socio-ekonomike dhe zhvillimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …