Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu. Fillimisht, ambasadori Braathu e ka uruar zëvendëskryeministrin Limaj për formimin e institucioneve dhe në të njëjtën kohë ka ofruar mbështetjen e misionit të OSBE-së për institucionet e Kosovës. Ndërsa, zëvendës-kryeministri Fatmir Limaj e ka vlerësuar lart kontributin e misionit të OSBE-së në Kosovë. Po ashtu, Limaj e ka çmuar ndihmën e miqve ndërkombëtar dhënë Kosovës. Në këtë takim është diskutuar edhe për temat si reforma elektorale, bashkëpunimi pozitë-opozitë si dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …