Ministri i Punës, Skënder Reçica: Sipas statistikave 30.2 përqind të popullsisë së Kosovës janë pa punë

Ministri i Punës, Skënder Reçica: Sipas statistikave 30.2 përqind të popullsisë së Kosovës janë pa punë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka thënë se edhe më tej mbetet shqetësuese shkalla e lartë e papunësisë, mungesa e sigurisë dhe shëndeti i punëtorëve në vendet e punës. Objektivi kryesor për vitin 2018 është punësimi dhe prioritet i veçantë do t’i kushtohet edhe luftimit të informalitetit të tregut të punës dhe rritjes së kontrollit ndaj punës që bënë Inspektorati i Punës. Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se ka orientim politik social demokrat, nga Nisma për Kosovën, dhe vazhdimisht janë zotuar se kanë për t’i shtyrë politikat sociale dhe tashmë kjo pikë politike programore është në program të Qeverisë. Ai shtoi se prioriteti kyç do të jetë punësimi i një anëtari i secilës familje që nuk e ka asnjë të punësuar, ndërsa proriteti i dytë është vetëpunësimi dhe aftësimi profesional. “Sipas statistikave bëhet fjalë për 30.2 përqind të popullsisë që janë pa punë. Është një përqindje shumë e lartë, ku prinë rinia, gjinia femërore dhe kjo është shqetësuese për ne. Prandaj, fokusi i ynë për vitin e ardhshëm dhe për vitet pasuese do të jetë rritja e punësimit në vend dhe për këtë jemi zotuar dhe po punojmë çdo ditë. Është një fat i mirë që po e dimë çfarë po dëshirojmë me bërë. I kemi vë vetës fokus që të rrisim punësimin, dhe të zvogëlojmë familjet me kërkesat e tyre për asistencë sociale… (17’19) Ne i kemi vënë vetes detyrë dhe jemi zotuar që brenda mandatit të angazhohemi maksimalisht dhe besojmë që ta arrijmë këtë objektivë, sepse e kemi shumë seriozisht që secila familje që nuk e ka asnjë të punësuar, të paktën ato familje të kenë nga një anëtarë të familjes të punësuar”, ka thënë ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …