Ministri Reçica ka kërkuar nga kabineti qeveritar që ta miratojmë sa më parë projektligjin për pushimin e lehonisë dhe prindëror

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale vitin e kaluar ka hartuar Koncept-Dokumentin për rregullimin e fushës së mardhënies së punës nga i cili kanë buruar dy projektligje, ai i Punës dhe projektligji për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror. Projektligji i Punës është miratuar nga Qeveria kurse ai për pushimin e lehonisë dhe prindëror ende është në procedurë miratimi. Në mbledhjen e Qeverisë, ministri Reçica ka kërkuar nga kabineti qeveritar që ta miratojmë sa më parë këtë projektligj ngaqë nëse ai nuk aprovohet, çështja e trajtimit të lehonave mbetet e parregulluar dhe si rrjedhojë na shkakton probleme në të ardhmen. Rritja e mirëqenies së nënave lehonë dhe e të posalindurve është e domosdoshme!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …