Brickos

BE

Natalia Apostolova thotë se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Këtë e ka thënë edhe shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova. Apostolova ka thënë se s’do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave për kosovarët. Tash topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin, ka thënë ajo Shefja e BE-së në Kosovë, sot është shprehur se Kosovës, nuk do t’i vihen kushte të reja për liberalizimin e vizave, pasi siç thotë ajo tanimë të gjitha kushtet e parakushtet, janë plotësuar. E gjitha thotë ajo, tani mbetet tek shtetet anëtare për të marrë vendimin. “Vitin e kaluar politika kosovare kishte shpallur data që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit, përndryshe duhet të them që komisioni evropian e ka kryer punën e vet, është dhënë rekomandimi për parlamentin dhe këshillin e Bashkimit Evropian, tash topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin. Më duhet të theksoj se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave, dhe se gjitha parakushtet qe kanë pas për tu plotësuar janë plotësuar tashmë”, ka thënë Apostolova.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …