Ministri Reçica në Tiranë nënshkruan marrëveshjen për unifikimin e tregut të punës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri Reçica në Tiranë nënshkruan marrëveshjen për unifikimin e tregut të punës Kosovë – Shqipëri

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica, sot, në Tiranë, në mbledhjen e dy qeverive shqiptare, bashkë me ministren e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Anila Denaj, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Mobilitet për Punë, e cila ka për qëllim përmirësimin e fushës së punësimit dhe aftësimit profesional dhe integrimin e një tregu të përbashkët të punës Kosovë-Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e dy qeverive, ministri Reçica ka theksuar se, kjo marrëveshje është edhe detyrim që na ka shtruar historia, ne, Kosova dhe Shqipëria po përmbushim nevojën e qytetarëve për lëvizje të lirë të punëtorëve, po hapim horizontet e bashkëpunimit dhe integrimit andej dhe këndej kufirit.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …